Kreu i Eurosocialistëve: 2016, nisin negociatat për në BE

Kreu i Partisë Eurosocialiste, Serge Stanishev ka mbajtur një fjalim në Kongresin e PS-së ku ka lavdëruar reformat e qeverisë “Rama” dhe ka inkurajuar ndjekjen e kësaj rruge.

“Me kryeministrin Rama, Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme dhe ka pasur ndryshime pozitive në arenën politike ndërkombëtare”, deklaroi ish-kryeministri bullgar.

Ai tha gjithashtu edhe se këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Megjithatë keni ende shumë punë për të bërë”, tha Stanishev.

SHKARKO APP