Shultz, mesazh socialistëve: Reformat janë ende për t’u bërë
Kongresi i Partisë Socialiste u përshëndet sot në hapje të tij edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shultz përmes një videomesazhi
“Duhet të tregojmë shumë kujdes që kriza të mos pengojë stabilitetin në rajon. Kur isha në Shqipëri pashë me sytë e mi arritjet mbresëlënëse, por mos harroni se reformat janë ende për t’u bërë. Keni mbështetjen e Bashkimit Evropian. Lavdëroj punën e Edi Ramës”, ishte mesazhi i tij drejtuar socialistëve shqiptarë.