Nexhmije Hoxha ishte pjesë e Partisë Fashiste, para se të kalonte me komunistët?

Në një kohë kur debati i madh historik partizanë-ballistë është rihapur sërish në prag të festës së çlirimit të vendit, ish-kreu i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokumente që tregon se Nexhmije Hoxha ka qenë pjesë e Partisë Fashite.

Sipas tij, bashkëshortja e udhëheqësit komunist u bë pjesë e fashitëve në tetor të vitit 1941 para se të martohej.

nexhmije-hoxha-partia-fashiste

Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.

Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha”, shkruan ai.

SHKARKO APP