Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Altin Dumani: Shqetësim i madh janë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar Vettingun, po bëjnë akte korruptive

Altin Dumani: Shqetësim i madh janë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar Vettingun, po bëjnë akte korruptive

Kryesore
E hënë, 25 Nëntor 2024 20:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka goditur një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Ajo ka lëshuar të paktën 20 urdhëra arresti, që përfshijnë dhe një ish zyrtar të lartë policie dhe një ish gjyqtare. Për herë të parë, në kuadër të një operacioni të tillë, janë dhënë dhe masa sigurie detyrim paraqitje, për dy gazetarë të njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende shpjegime për rastin e tyre.

Një tjetër organizatë kriminale, e cila sipas Prokurorisë së Posaçme e kishte shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në Shqipëri, u godit sot falë një operacioni të organizuar në bashkëpunim dhe me autoritete të vendeve europiane, dhe që u mbështet nga Europol.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 1 ore
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 10 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 11 orësh

Njoftimi paraprak zyrtar bën të ditur se janë lëshuar masa sigurie për 21 persona, nga të cilat 18 arreste me burg dhe një arrest shtëpie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy masa të tjera sigurie “detyrim paraqitjeje” janë dhënë për dy gazetarët e njohur të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në banesat e të cilëve mësohet të jetë ushtruar kontroll, ndërsa u janë marrë dhe telefonat celularë. Ata u paraqitën pranë Prokurorisë së Posaçme pasdite. Të dy gazetarët nuk preferuan të jepnin shpjegime. Sikundër dhe vetë Prokuroria deklaroi se për hetimin që çoi në goditjen e sotme, do të ketë një njoftim më të detajuar në 24 orët e ardhshme.

Hetimet, mësohet se kanë zbuluar lidhje të organizatës, me personazhe të ndryshme të botës së krimit, mes të cilëve dhe Suad Çelën, një emër i njohur dhe i shpallur në kërkim edhe në kuadër të hetimeve të mëparshme të Prokurorisë së Posaçme. Të përfshirë rezultojnë dhe ish zyrtari i Policisë Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë, po për lidhje me grupet kriminale, një avokate e cila ka mbrojtur në proceset gjyqësore interesat e grupit të Çelajve, si dhe një ish gjyqtare e Elbasanit, e cila ishte ndërkohë në arrest shtëpie.

Ndërkohë që policia ekzekutonte urdhërat e arrestit të Prokurorisë së Posaçme, drejtuesi i saj Altin Dumani, po fliste në një takim të organizuar nga Komiteti i Helsinkit, për goditjen që i është dhënë gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, të dënuar kryesisht për çështje korrupsioni e mosdeklarimi pasurie. Sipas zotit Dumani, njerëzit e Drejtësisë që e kanë kaluar tanimë filtrin e Vettingut, nuk mund të konsiderohen megjithatë të imunizuar.

“Shqetësimi më i madh në vlerësimin tonë, nuk janë subjektet e shkarkuara për efekt të rivlerësimit, por ata që e kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fokusi ynë është dhe kjo pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është dhe shqetësimi ynë më i madh, sepse aktualisht ata janë në sistem dhe ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive. Eshtë detyra jonë si institucion që në çdo rast të ushtrojmë ndjekjen penale”, deklaroi drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas të cilit, krahas institucioneve përgjegjëse, edhe qytetarët nevojitet të denoncojnë korrupsionin e gjyqtarëve dhe prokurorëve./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 50 minutash

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 9 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 9 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.