Senatori italian: Qeveri garante për zgjedhjet e 18 qershorit
Paolo Romani, president i Forza Italia në Senatin italian, komenton situatën politike në Shqipëri, duke deklaruar se për menaxhimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, duhet një qeveri e garancive.
“Italia gjithmonë është aleati kryesor i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, dhe duhet të vijojë të luajë një rol udhëheqës dhe mbështetës në këtë moment të vështirë. Raportet mes Italisë dhe Shqipërisë janë të hershme por konkretizohen edhe në marrëdhëniet bilaterale. Në këto kushte vendi ynë nuk mund të jetë indiferent ndaj krizës politike ku ndodhet sot Shqipëria”, shprehet Paolo Romani.
Në një shkrim të publikuar në mediat italiane ai thekson se bëhet fjalë për një krizë politike e cila mplekset edhe me një situatë të ndërlikuar, pasi në vend ka një prezencë të lartë të krimit të organizuar, sidomos në trafikimin e lëndëve narkotike sidomos drejt Italisë.
Sipas tij, institucionet e Shqipërisë dhe ato italiane janë protagonistet kryesore në kontrollin e territorit.
“Në këtë skenar është e domosdoshme menaxhimi zgjedhjeve parlamentare nga një qeveri garante, sidomos nga maxhoranca dhe opozita edhe si kërkesë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim, pjesë e qeverisë dhe që është në gjendje të përmirësojë klimën e përballjes politike mes shumicës partisë socialiste të kryeministrit Rama dhe PD kryesuar nga Lulzim Basha, për t’i dhënë vendit një ligj elektoral pas dështimit të reformës në parlament, duke siguruar zgjedhje demokratike dhe të lira.
Vetëm në këto kushte procesi i integrimit të Shqipërisë do të mund të ecë më tej pa asnjë pengesë.
Italia duhet të luajë një rol promotor në të gjitha zyrat evropiane në mbështetje të Shqipërisë për të arritur objektivin final anëtarësimi në BE”, shprehet Romani.