FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Ka rënë në prangat e Policisë, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai ishte i shpallur në kërkim për dhunë së bashku me djalin e tij. Kujtojmë se Flamur Rraja dyshohet të ketë dhunuar një qytetar të quajtur Kujtim Caca, pas konfliktit të dyshuar për çështje pronësie.

Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit. Dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt.

Kujtojmë se në Korrik të vitit 2023, anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy kushërinjtë Maja në Krujë. Në pamjet e videos së dhunshme të një viti më parë, Flamur Rraja ishte personi që mbante një pistoletë në dorë, shkruan klan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?