“Kontroll listave të ndihmës ekonomike, po fshihen përfituesit për fushatë”
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 08:48
Ministria e Mirëqënies Sociale ka konstatuar shkelje të rënda në shpërndarjen e ndihmës ekonomike në Korçë duke filluar që me mospublikimin e listave të përfituesve.
Sipas ministrisë, kjo shkelje e qëllimtë bëhet për të katërtin muaj rresht dhe synon favorimin e familjeve të ndryshme në Fushatë.
Për këtë arsye, Ministria e Mirëqënies i kërkon Ministrisë së Financave nisjen urgjente të kontrollit mbi drejtortë përkatëse.