Dhuna ndaj arbitrit në Vlorë, Komisioni i Disiplinës dënon presidentin e Flamurtarit
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për ngjarjet në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia, ku u dhunua gjyqtari Ilir Tartari.
Disiplina ka dënuar presidentin e vlonjatëve, Sinan Idrizin, me 18 muaj pezullim. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lekë. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
Trajneri i Flamurtarit, Ardi Behari, për diskriminim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke perdorur fjalë dheveprime denigruese, në bazë të nenit 57/1/a) të KDS, pezullohet për 5 ndeshje nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
Zyrtari i Flamurtarit, Luan Birçaj, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
Zyrtari i Flamurtari, Ardian Ciruna, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.b) të KDS, dënohet me 18 muaj pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
Zyrtari i Flamurtarit, Ardian Luka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
Vendimet e tjera të Disiplinës
– Lojtari i KF “Lushnja”, Brunild Pepa, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Zyrtari i KF “Laci, Gentian Mezani, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
– Zyrtari i KF “Besëlidhja”, Andi Jaku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
– Lojtari i KF “Tërbuni”, Josefin Ujka , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Zyrtari I KF “Tërbuni” Oltjon Kërnaja, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve të tjera disiplinore , do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
– KF “Vllaznia B”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave ne fillimin e lojës apo shkeljeve te tjera disiplinore, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
– Lojtari i KF “Tomorri”, Mikel Kaloshi, për provokim te publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Tomorri”, Gëzim Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.