Masakra në Vlorë, Policia urdhërohet të vrasë 24-vjeçarin nëse bën rezistencë
Forca të shumta policore të RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA kanë lokalizuar vendondodhjen e 24-vjecarit Ridvan Zykaj, i cili kreu një masakër në fshatin Resulaj të Selenicës. Deri më tani raportohet për 8 viktima dhe 6 të plagosur. Policia është urdhëruar t’i përgjigjet me zjarr 24-vjecarit dhe ta ekzekutoje nëse ai do të bëjë rezistencë. Dyshohet se Ridvan Zykaj të jetë me probleme mendore. Konflikti mes dy familjeve të një fisi ka qenë për motive pronësie. Pas masakrës, 24-vjecari është larguar bashkë me armën dhe dyshohet se fshihet në një shtëpi të braktisur.