Bularat, familja largon avokatin grek
Familja e Kostandinos Kacifas që u vra në Gjirokastër para tre ditësh, ka ndryshuar avokat. Familja ka hequr Costas Giovanopoulos dhe në vendin e tij ka vendosur Loreta Botin nga Janina.
Familja e largoi me argumentin se nuk arriti që të ndikonte që në grupin e personave që do të bënin ekspertizën e 35-vjeçarit në Tiranë, që të ishte edhe mjeku grek.
Por duket se largimi i tij lidhet me deklaratën e djeshme që 35-vjeçari është vrarë nga larg dhe jo nga afër sikur pretendon familja.