Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 12:10 Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me paketën fiskale 2027, qeveria propozon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Albana Vokshi në samitin e Qendrës së Djathtë: Shqipëria është në rrezik

Albana Vokshi në samitin e Qendrës së Djathtë: Shqipëria është në rrezik

Aktualitet
E hënë, 18 Nëntor 2024 16:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e pranishme në samitin e Qendrës së Djathtë, tregoi se ku gjendet Shqipëria dhe nënvizoi se largimi i të rinjve, pushteti i përqendruar në duart e një individi dhe kriza e demokracisë janë pikat më kryesore. ”Krimi i organizuar, i lidhur me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe organet ligjvënëse, e ka kthyer vendin në një qendër narkotikësh dhe platformë për pastrim parash, duke ndikuar drejtpërdrejt në politikë dhe ekonomi. Është tashmë e konfirmuar që lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit u vendos nga krimi i organizuar. Nëse njerëzit nuk kanë besim te qeveria, ata i drejtojnë sytë dhe shpresat tek opozita. Por opozita ka qenë në mënyrë të vazhdueshme nën sulm të drejtpërdrejtë nga mazhoranca socialiste dhe Kryeministri”,-ka thënë Vokshi.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 15 minutash
Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Para 45 minutash
Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Policia zbulon një tjetër magazinë fishekzjarrësh: U shiteshin protestuesve

Para 59 minutash

Vokshi në samitin e Qendrës së Djathtë: Shqipëria në rrezik! Largimi i të rinjve, pushteti i përqendruar në duart e një individi dhe kriza e demokracisë!
PSE KJO REZOLUTË? PSE SOT? KJO LIDHET ME TEMËN KRYESORE TË KËTIJ EVENTI: RINIA

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

GJATË DEKADËS SË FUNDIT:

-1 milion njerëz kanë lënë Shqipërinë, që do të thotë se mbi 1/3 ose 35% e popullsisë janë larguar për në Europë, Amerikë, Kanada etj.

-Nga këta 1 milion, 75-80% janë të rinj nën moshën 40 vjeç.

-Kjo do të thotë se nëse po largohen, nëse po ikin më të talentuarit, më të mirët, truri dhe profesionistët, atëherë kush po mbetet? Kjo ka sjellë probleme me standardet demokratike në Shqipëri. Pra, pse po largohen të rinjtë?

Ata largohen sepse gjatë dekadës së fundit, Shqipëria është kthyer në një regjim autoritar, ku të drejtat kushtetuese dhe ligjore po shkelen; Të rinjtë largohen sepse të gjitha pushtetet në Shqipëri (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësia) janë përqendruar në duart e një personi të vetëm, në duart e Kryeministrit;

-Kontrolli dhe balancat kushtetuese janë zhdukur me Parlamentin që ka humbur funksionet e tij dhe pa mbikëqyrje parlamentare të pushteteve të tjera.

-Sistemi i drejtësisë, pas “reformës së famshme” të drejtësisë që u ndikua dhe financua rëndë nga Open Society Foundation dhe George Soros, fatkeqësisht, në vend që të bënte drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës për të shkatërruar opozitën;

-Media është plotësisht e kontrolluar dhe gazetarët arrestohen pa urdhër gjykate.

-Korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

-Krimi i organizuar, i lidhur me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe organet ligjvënëse, e ka kthyer vendin në një qendër narkotikësh dhe platformë për pastrim parash, duke ndikuar drejtpërdrejt në politikë dhe ekonomi. Është tashmë e konfirmuar që lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit u vendos nga krimi i organizuar.

Nëse njerëzit nuk kanë besim te qeveria, ata i drejtojnë sytë dhe shpresat tek opozita. Por opozita ka qenë në mënyrë të vazhdueshme nën sulm të drejtpërdrejtë nga mazhoranca socialiste dhe Kryeministri. Shqipëria është një nga vendet e pakta me të arrestuar dhe të burgosur politikë:

-Sali Berisha, Presidenti i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, ka një vit në arrest shtëpiak politik pa asnjë akuzë zyrtare, kundër Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

-Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, ish-President, Kryeministër, është ndaluar, tërhequr, goditur dhe arrestuar ndërsa ishte nën hetim.

-Fatmir Mediu, Presidenti i Partisë Republikane, përballet me ndjekje penale.

-Ervin Salianji, deputet i PD-së dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së, është dënuar me një vit burg vetëm sepse denoncoi ish-ministrin e Brendshëm. Mos u habisni nëse unë apo Belindi do të jemi të ardhshmit që do të arrestohemi ose burgosemi. Pluralizmi në Shqipëri është në rrezik. Zgjedhjet demokratike janë themelore për demokracinë. Po ju bëjmë thirrje për mbështetje, që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që të rikthejmë demokracinë përmes një qeverie kujdestare.

Etiketat e lidhura

albana vokshiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset
Para 3 minutash

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës
Para 15 minutash

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi
Para 17 minutash

Ernest Muçi vendos rekord me 3 asiste brenda një ndeshje në Turqi

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Para 26 minutash

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 21 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 29 minutash

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 14 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.