Princ Vidi po përgatit një kundërrevolucion për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Nëntor 2018
“L’Action Française” ka botuar, të mërkurën e 22 gushtit 1928, në faqen n°3, rrëfimin e redaktorit diplomatik të Daily Telegraph, në lidhje me planet e Princ Vidit për të penguar shpalljen mbret të Ahmet Zogut, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Rreth fronit shqiptar
Redaktori diplomatik i Daily Telegraph shkruan:
“Mësoj se princi Vilhelm Vidi, ish-mbret i Shqipërisë, synon të protestojë kundër shpalljes së ardhshme të Ahmet Bej Zogut si monark i vendit.
Madje thuhet se Princ Vidi do të nisë një kundërrevolucion në Shqipëri, i financuar nga elementë armiqësorë të Italisë dhe të përgatitur në Vjenë.”