U dëbuan nga studentët, flasin banorët e Unazës së Re: Ishin njerëz të PS
Ditën e djeshme banorët të Unazës së Re, të cilët tashmë prej ditësh po protestojnë për pronat e tyre, të veshur me jelekë portokalli, vendosën t’ju përgjigjen thirrjes së studentëve për t’u bashkuar në protestë.
Por hasën në kundërshtinë e disa studentëve, të cilët refuzuan që ato të bashkohen në protestën e tyre, pasi sipas tyre ato kanë perfshirë në protestë subjekte politike.
Gëzim Sadikaj , banor i “Unazës së Re”, i ftuar në Fax News u shpreh se ato nuk u larguan nga studente, por nga njerëz të Partisë Socialiste.
“Nuk na përzunë studentët, ishin politikë. Ishin njerëz të Erjon Velisë. Tek Arlind Qorri morën leje studentët që na ndaluan ne. Ai tha jo sepse shkon zoti Basha atje çdo ditë. Ne kemi kërkuar që të zgjidhim hallin tonë. Këto nuk pranojnë të zgjidhin hallin tonë. Studentët kërkojnë hajde të dialogojmë. Deri para një jave ishim për dëmshpërblim të shtëpiave, ndërkohë që tani kërkojmë anullimin e projektit.” – u shpreh ai.
Ndërkohë nga ana tjatër Lutfi Kastrati u shpreh se ai ishte në mbështetje të studentëve, pasi kishte dy vajza studente dhe sipas tij fajin për këtë e ka politika e kësaj qeverie.
“Duke parë median dhe kërkesat e tyre menduam që dhe ne banorët e Unazës së Re të mbështesim këtë kauzë. Unë kam dy vajzat studente. Protestën e Unazës së Re nuk e organizon PD. Studentët kanë kërkesa ekonomike, por janë politikat e kësaj qeverie që kanë sjellë këtë. Harrojnë ato që duhet një vullnet politik që të zgjidhë problemet e tyre.”- u shpreh ai.
https://web.facebook.com/faxnews.a/videos/2244560738921558/
Ai gjithashtu ftoi banorët e Unazës së Re, si dhe të Shkozës të bashkohen dhe të rezistojnë duke u dorëzuar sepse vetëm bashkimi do të jetë fitorja e tyre.