Studentët “prejnë” kokat e qeverisë, ja ministrat që largohen
Revolta që shkaktoi kauza e banorëve të Astirit, banesat e të cilëve rrezikojnë falë projektit të dyshimtë për zgjerimin e Unazës së Re, e cila u përshkallëzua në lëvizjen e studentëve, protesta e të cilëve tronditi gjithë shoqërinë shqiptare, jo vetëm politikën, korr “frutet” e para.
Duke marrë shkas nga problematikat që u denoncuan me forcë dhe pakompromis nga studentët, detyroi kryeministrin Edi Rama të bëjë reflektimet e nevojshme në kabinetin e tij.
Konkretisht Rama shkarkoi pas 3 javësh protesta poshtë zyrës së tij Lindita Nikollën nga posti i ministrës së Arsimit.
Duke u nisur nga dështimi i negociatave me Greqinë dhe çeljen e negociatave në Bashkimin Europian, vendosi të shkarkojë Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit të Jashtëm.
Po ashtu kriza ekonomike që ka përfshirë shqiptarët detyroi Edi Ramën të shkarkojë kreun e financave shqiptare, Arben Ahmetaj.
Problematikat e dala nga politika e koncensioneve dhe PPP-ve që kulmuan me tenderin e Unazës së Re, duket se ka qenë dhe vija e kuqe mes Ramës dhe Gjiknurit.
Po ashtu një tjetër figurë e anatomuar jo vetëm nga artistët, por edhe nga opozita është Mirela Kumbaro e cila duket se nuk e ka mirëmenaxhuar çështjen e Teatrit Kombëtar, për të cilin protestohet prej më shumë se 7 muajsh.
Argumentimi i kryeministrit Rama për lëvizjet në Qeveri
Ministrja e parë është ajo e Arsimit, Lindita Nikolla.
Rama u shpreh: Nuk diskutohet se ministrat që do largohen sot kanë një rol tejet pozitiv në atë që ne kemi bërë. Do të ishte e pavërtetë nëse do thuhej që sot ndryshimet vijnë si rezultat i ndryshimit, jo vjen si rezultat i nevojës për të arritur te mandati i tretë.
Dua ta filloj me Linditën. Sepse e vërteta nuk është kjo që duket “.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur,”
Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.
Damian Gjiknuri – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit.
Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti.
Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtuar.
Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër.
/Koha Jonë/