Kërcënohen pedagogët, shefja e departamentit u dërgon SMS
Një ditë para zhvillimit të protestës së paralajmëruar nga studentët e fakulteteve publike në Tiranë dhe në rrethe, disa prej pedagogëve u është kërkuar të vijojnë procesin mësimor, pavarësisht numrit të pjesëmarrjes së studentëve.
Ka qenë shefja e departamentit të së Drejtës në Fakultetin e Ekonomikut në Elbasan, Rezarta Tahiraj, ajo e cila u ka kërkuar pedagogëve përmes një SMS-je që të vijojnë mësimin që nga data 7 janar.
“Të nderuar kolegë, ju informoj se procesin mësimor fillon normalisht më datë 7 janar. Ju lutem, garantoni zhvillimin korrekt të mësimit sipas orarit mësimor, pavarësisht pjesëmarrjes në numër apo jo të studentëve”, shkruhet në mesazhin e saj, përmes e-mail-it. Mesazhet janë dërguar nga të gjithë shefat e departamenteve.