Pas studentëve edhe naftëtarët në rrugë

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm, ku kërkojnë furnizim me lëndë të parë që të punojnë në rafineri.

Për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina ka ndalur së punuari, duke lënë në mëshirë të fatit qindra punëtorë, ndërsa Bankers Petrolium refuzon t’i shesë naftë rafinerisë në Ballsh. Edhe sot nafëtarët janë grumbulluar para prefekturës së Fierit, ku kërkojnë të kenë lëndë të parë që të mund të vazhdojnë punën, pasi ata shprehen se kjo është jeta e tyre.

“Duam 2500 ton naftë pune në ditë, në mënyrë që rafineria të vijojë punën normalisht. 60 përqind e naftës dëgohet te Petrolifera në Vlorë dhe ne lihemi pa punë. Duam naftë, nafta është jeta jonë”, shprehen disa prej protestuesve.

Ata kanë të gjithë vetëm një kërkesë, lëndë të parë që të vazhdojnë punën.

Naftëtarët do të qëndrojnë rreth 1 orë para Prefekturës, e më pas do të marshojnë në drejtim të Bankers Petrolium.

Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga protestat, ku studentët në të gjitha universitetet kanë bojkotuar mësimin dhe kanë vazhduar protestën e tyre të ndërprerë për shkak të festave të fundvitit.

Lexoni edhe:

SHKARKO APP