Thaçi bisedë telefonike me Mogherinin, zbardhet çfarë u diskutua mes tyre
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka dhënë detaje rreth bisedës së zhvilluar telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Përmes një reagimi në Twitter, ajo thotë se ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, që tarifa ndaj mallrave serbe të revokohet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo sipas saj pengon dialogun dypalësh.
”Bisedova me Hashim Thacin: I përsërita që tarifat duhet të revokohen kështu që Dialogu të rifillojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. S’ka kohë për të humbur më!”, – shprehet Mogherini në Twiter.
Ndërkohë që edhe presidenti Thaçi ka komentuar mbi postimin e saj duke shkruar po në Tëitter duke argumentuar rëndësine e dialogut të Kosovës me Serbinë.
“Faleminderit Frederica. Kosova është e angazhuar dhe e unifikuar në qëllimin tonë për të mbyllur kapitullin e dhimbshëm të së kaluarës përmes dialogut me Serbinë, të ndihmuar nga BE. Marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes do të sjellë pajtimin midis vendeve tona dhe do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.