Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:52 AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi dhunën dhe pengimin e punës së gazetarëve gjatë protestave të studentëve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

Aktualitet E shtunë, 16 Nëntor 2024 18:25
BE pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. “Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 50 minutash
Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 1 ore
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 2 orësh

Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se “vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhjeje të qeverisë, se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

Pse u vendosën masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, një grup përfaqësuesish të vendeve anëtare të Komisionit Evropian, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës. Ndërsa, një grup tjetër i vendeve ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke konkluduar se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri , që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar si veprime të pakoordinuara. Qeveria ndaloi përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele të Serbisë në Kosovë. E disa përfaqësues të shteteve anëtare të Komisionit Evropian, thonë se do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, pikërisht duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të banuar me shumicë serbe./DW/

Etiketat e lidhura

beJosep Borrellkosovo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 16 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 50 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?
Para 1 ore

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Protesta!
Para 1 ore

Protesta!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.