Deputetja e PS fyen protestuesit: Këta nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin

Është Blerina Gjylameti që reagon mëngjesin e sotëm në emër të Partisë Socialiste kundër protestës së opozitës, që pritet të fillojë pas një ore. Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin, thotë Gjylameti për partitë opozitare.

“Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës”, shkruan deputetja socialiste.

Blerina Gjylameti u përdor nga kryeministri Edi Rama edhe për të sulmuar ish-ministren Arta Dade, që shprehu pakënaqësi të forta ndaj kreut të Qeverisë.

Basha mbërrin në selinë e PD; ky është plani i protestës së opozitës, policia angazhon 1300 punonjës

Reagimi i plotë i Gjylametit:

Sjellja e qytetëruar është ajo që i përket Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Imazhi ynë nuk është rrëmuja dhe dhuna.

Shqiptarët kanë kohë që i kanë larë duart nga gënjeshtra e shëmtuar, ku pushteti i përdorte si marioneta për t’i dhënë karrike politikanëve shterp.

Protesta është legjetime dhe e lirë, po kurrë nuk mund të jetë arsye besimi për t’i dhënë kapital Bashës me shenjat e gjakut të 21 Janarit në duar dhe xhepat e çpuar me vjedhjet miliona eursho.

Ata janë alternativa e dhunimit të institucioneve, ithtarë të prishjes së pronës publike, plangprishës të integrimit të Shqipërisë dhe armiq të betuar të drejtësisë.

Ata nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin. Ndaj sot qytetarët do ta ndajnë njëherë e mirë, se kush janë dhunuesit dhe shtetarët.

16 Shkurti atyre është copa e tortës që me babëzi presin ta marrim nëpërmjet shkatërrimit, 16 Shkurti ynë është qytetaria dhe besimi se çdo sfidë i përket zgjedhjes së shqiptarëve.

Sot shqiptarët për të disatën herë do besojnë, se vota e tyre është fuqia që dhuna kurrë nuk për ta zëvendësuar.

Dallimi sot bëhet më i madh mes nesh dhe atyre, mes qytetërimit dhe mesjetës!

SHKARKO APP