Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Spiropali mesazh urimi për festat: Mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i përhershëm

Politikë E premte, 27 Dhjetor 2024 18:03
VIDEO/ Spiropali mesazh urimi për festat: Mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i përhershëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përcjellë një mesazh urimi për festat e fundvitit. Spiropali ka renditur edhe të gjitha angazhimet e saj politike dhe profesionale, në krye të këtij institucioni që prej marrjes së detyrës, ndërsa ka bërë thirrje që palët politike në Kuvend të jenë në një proces mirëkuptimi të vazhdueshëm dhe të përhershëm. ”Gjatë vitit të kaluar zhvilluam 45 seanca plenare, ndër të cilat 42 të zakonshme, dy të posaçme dhe një sesion të jashtëzakonshëm. Miratuam 129 akte ligjore, ndër të cilat 25 akte parësore, 45 akte ndryshuese, 52 marrëveshje dhe 7 akte normative. Miratuam ligje që mbështesin sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit, fushat e ekonomisë, drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes e sigurisë kibernetike, arsimit, shkencës, mbrojtjes shoqërore, shëndetësisë, kulturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit etj”,-thotë Spiropali.

Mesazhi i plotë 

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë! Po arrijmë në fund të një viti, i cili kishte për Shqipërinë plot sfida, por edhe lajme të mira. Gjatë dy sesioneve parlamentare, të gjashtë dhe të shtatë, kaluam mjaft situata konfliktuale e të vështira, por për fat të mirë, mirëkuptimi midis mazhorancës dhe opozitës hapi rrugën për një proces normal e produktiv parlamentar.Secili prej nesh në sallën e Kuvendit, ka bindjet e veta dhe le t’i ruajë ato, por secili ka edhe përgjegjësitë e veta para Republikës dhe qytetarëve dhe duhet t’i ushtrojë ato.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më i bukuri lajm i këtij viti ishte ecja jonë e pandalshme drejt familjes evropiane, çka u konfirmua nga mbajtja e dy konferencave ndërqeveritare në tetor dhe dhjetor, dhe çelja e negociatave për grup-kapitullin 1-Themelorët, dhe 6-Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes. Shqipëria është sot vendi kandidat që ecën më shpejt drejt familjes evropiane. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vizion e vendosmëri këtë proces, duke e bërë atë sa më legjitim, demokratik e gjithëpërfshirës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë vitit të kaluar zhvilluam 45 seanca plenare, ndër të cilat 42 të zakonshme, dy të posaçme dhe një sesion të jashtëzakonshëm. Miratuam 129 akte ligjore, ndër të cilat 25 akte parësore, 45 akte ndryshuese, 52 marrëveshje dhe 7 akte normative. Miratuam ligje që mbështesin sektorë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit, fushat e ekonomisë, drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes e sigurisë kibernetike, arsimit, shkencës, mbrojtjes shoqërore, shëndetësisë, kulturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit etj.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për motrat e vëllezërit tanë në Diasporë krijuam mundësinë që në zgjedhjet parlamentare të votojnë nga vendet ku jetojnë. Me miratimin e ligjit më të rëndësishëm të vitit, për buxhetin e shtetit të vitit 2025, bëmë më të mirën për t’i dhënë vendit një buxhet që mbështet zhvillimin, mirëqenien dhe një shoqëri më të drejtë, më solidare. Gjatë këtij viti ngritëm dy komisione hetimore, të cilët i paraqitën Kuvendit raportet përkatëse. Ngritëm gjithashtu dy komisione të posaçme, të cilët do të vijojnë punën edhe gjatë vitit që vjen, me qëllim thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, antikorrupsionin, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, dhe për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Me drejtuesit e institucioneve të pavarura, rektorët e universiteteve dhe shoqërinë civile diskutuam përgjegjësitë e përbashkëta për avancimin e reformave, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e transparencës. Zhvilluam një diplomaci parlamentare intensive, forcuam partneritetin dhe mbështetjen parlamentare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nga Parlamenti Evropian, Dhoma e Deputetëve dhe Senati i Italisë, Parlamenti i Francës, Bundestagu Gjerman, Parlamenti i Polonisë, i Republikës Çeke dhe mjaft parlamente të tjera të vendeve anëtare.

Me Kuvendin e Kosovës vijuam bashkëpunimin për koordinimin e agjendës kombëtare, mbështetjen e integrimeve euro-atlantike të Kosovës dhe rritjen e rolit të shteteve tona në integrimet rajonale. Këtij qëllimi i shërbeu edhe organizimi i mbledhjes së përbashkët të të dy Kuvendeve, në 20 dhjetor, në Prishtinë. Me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bashkëpunojmë për mbrojtjen e të drejtave të pakthyeshme të shqiptarëve në këtë vend fqinj e mik dhe nxitjen e rolit të faktorit shqiptar në procesin e integrimit evropian, zhvillimin dhe demokratizimin e vendit. Deri në mbyllje të kësaj legjislature dhe gjatë vitit që vjen, thirrja ime është që mirëkuptimi mes palëve në Kuvend të jetë një proces i vijueshëm dhe i përhershëm, çka do të rriste përgjegjshmërinë, produktivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e Kuvendit para publikut dhe qytetarëve.

Të dashura motra e vëllezër! Në mbyllje të viti 2024 shpreh urimet më të mira për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, këtu dhe në Diasporë. Uroj më të mirën për fëmijët tanë, që të rritën të shëndetshëm, më përkujdesje dhe shkollim cilësor; Për mësueset e mësuesit e përkushtuar ndaj misionit të tyre si edukatorë; Për studentet e studentët, pedagoget e pedagogët e universiteteve tona në betejat për dijen; Për mjekët dhe infermierët e palodhur në shërbim të shëndetit; Për fermerët dhe të gjithë punonjësit e bujqësisë; Për punëtoret e punëtorët që me djersën e tyre mbajnë familjet dhe ndryshojnë Shqipërinë; Për punonjëset dhe punonjësit e administratës shtetërore, shërbimi dhe pasioni i të cilëve është aset i Shqipërisë evropiane; Për sipërmarrësit në sektorin privat, motorin e ekonomisë shqiptare. Një urim të veçantë për të gjitha gratë dhe burrat e shërbimeve jetike për popullsinë, që edhe në këto ditë punojnë për t’u shërbyer qytetarëve që festojnë.

Të gjithëve u uroj nga thellësia e zemrës: Gëzuar, shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”.

Etiketat e lidhura

Elisa SpiropaliKuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 49 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 51 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 56 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 1 ore

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.