Le Matin: 1933, vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik, për motive hakmarrjeje

Nga Aurenc Bebja

“Le Matin” ka botuar, të martën e 15 gushtit 1933, në faqen n°3, një shkrim që pasqyron vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vrasja në Selanik e një ish-ministri shqiptar

Londër, 14 gusht. Telef. Matin.

Raportohet nga Selaniku se Z. Prishtina, ish-kryeministër shqiptar, u vra sot në rrugët e këtij qyteti nga një individ i cili, i fshehur pas një dere, shtiu mbi të tetë herë me revolver, para se kalimtarët të ndërhynin.

I tërbuari, i arrestuar pak më vonë, tha se quhej Hussein Tselio (Hysen Çelo) dhe shtoi se ai kishte vepruar për t’u hakmarrë për dy prindërit e tij të dënuar me vdekje për një krim politik, kur Z. Prishtina ishte ende në pushtet.

Burimi: Darsiani.com

SHKARKO APP