Kandidati i LSI: Refuzoj të bëhem pjesë e Parlamentit të krimit dhe të drogës

Kandidati e LSI-së në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e vitit 2017, Klevi Pojana, i cili ka refuzuar mandatin e deputetit tha në protestë se refuzon të bëhet pjesë e Parlamentit të krimit dhe të drogës. Pojana theksoi se ky parlament nuk përfaqëson shqiptarët. “Hajde të gjithë bashkë, Rama ik, Rama ik! Shumë, shumë, shumë, shumë njerëz të lirë, shumë zemra të lira! Sot, koiçidon data 5 mars, në 5 marsin e 1998 u sulmua Prekazi i Adem Jasharit, u sulmua me gaz lotsjellës siç sulmon ky njerëzit, popullin e tij! Por ne jemi këtu për ti thënë gjithë secilit se nga gjaku i dëshmorëve ne motivohemi për të pasur Shqipërinë e lirë! Ja them sot Edi Ramës, unë jam nipi i një gjyshi socialist, djali i një babai që ishte në shesh për të hedhur bustin e Enver Hoxhës dhe djali, biri i Shqipërisë që kurrë nuk do të shitet për lekët e drogës për të marrë atë mandat! Ai parlament sot është më i shëmtuar se kurrë. Ai është Parlamenti i krimit dhe i drogës, Parlamenti që nuk përfaqëson më shqiptarët. Jemi të gjithë bashkë sot këtu, ti japim dorën Lulzim Bashës, ti japim dorën opozitës shqiptare, ti japim besën opozitës shqiptare se ne kurrë nuk do të bëjmë pazare për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e rinisë shqiptare. Të gjithë bashkë, ne do ja dalim, do ja dalim që të ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave të gjithë shqiptarëve, të ndërtojmë Shqipërinë si shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Ky zotëria këtu dikur premtonte 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptarë, 500 mijë të rinj për ti larguar rrugëve të Europës, ky njeriu këtu që fshihet pas njerëzve me kostum, që flasin herë anglisht dhe herë shqip nuk mund të fshehi dot se ka mbushur rrugët e Europës me drogën e tij dhe të bandave të tij. Ky njeriu këtu që fshihet dhe trembet nga ne, që trembet nga qytetarët e lirë të këtij vendi, nuk mund të fshehë dot para europianëve që ka mbushur azilet me azilkërkues shqiptarë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk mund ta fshehë dot askush. Unë dua të them dhe diçka të fundit, dikush e ka thënë edhe më parë por dua ta përsëris. Pranvera vjen çdo ditë, por rinia vetëm njëherë. Prandaj i bëj thirrje të gjithë të rinjve të këtij vendi të mos bëjnë kompromis për të ardhmen e tyre, të mos bëjnë kompromis për Shqipërinë. Rama ik!”, tha Klevi Pojana.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP