Flamur Noka: Rama ik dorëzohu, do vazhdojmë protestën
Protesta e opozitës para Kryeminsitrisë ka nisur me fjalën e ish-deputetit të PD, Flamur Noka.
“Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik! Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon ‘Rama ik, Rama ik’.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!
Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim.
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik. Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste! Do të marshojmë, protest ndaj bandës. Përpara!, tha Noka, duke ftuar protestuesit te marshojnë për të rrethuar Kryeministrinë.
Ish-deputeti Flamur Noka ka marrë sërish fjalën dhe iu ka kërkuar protestuesve të vazhdojnë marshimin rreth Kryeministrisë.
“Vëllezër dhe motra, sot godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli.
Rama ik, Rama ik, Rama dorëzohu!
Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik.
Godina nga e cila u varfëruan shqiptarët, është e rrethuar. Rama ik! Rama ik!
Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik!
Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës.
Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij.
Rama ik, Rama ik!
Rama ik se nuk ka zgjidhje tjetër. Rama ik, Rama ik, Rama ik!
Rama ik sa nuk është vonë. Rama ik se ikja jote është shpëtim për ty, është shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Rama ik, Rama ik!
Ne jemi të vendosur, jemi të vendosur në kauzën tonë. Ne jemi më të vendosur se kurrë dhe do ta vazhdojmë protestën tonë marshim, do ta vazhdojmë. A jeni dakord apo jo?
Populli: Pooooooo
A do ta vazhdojmë?
Populli: Pooooooo
A e mbajmë të rrethuar strehen e krimit, strehen e korrupsionit? A e vazhdojmë rrethimin? A e vazhdojmë marshimin?
Populli: Poooooo
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni në marshimin tonë!”, u shpreh Noka.