Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Parlamenti. Hidhet gaz lotsjellës
Pas Kryeministrisë, protestuesit e opozitës janë drejtuar te godina e Parlamentit. Një pjesë e protestuesve janë përplasur me policinë.
Sipas raportimeve paraprake, një pjesë e protestuesve kanë tentuar në hyjnë në oborrin e godinës ku zhvillohen seancat e Parlamentit.
Policia ka përdorur gazlotësjellës për të shpërndarë qytetarët. Incidentet kanë nisur në orën 13:15.
Një protestues është lënduar gjatë hedhjes së gazit nga ana e Gardës së Republikës. Pas sulmit nga policia, një pjesë e qytetarëve janë shpërndarë në rrugicat përreth Parlamentit, por nuk janë larguar nga tubimi.
Është ende e paqartë se cili është skenari i opozitës. Ish-deputetët e PD-së kanë deklaruar se do të protestohet në dy vende. Njëri grup i tyre do të protestojë tek kryeministria, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve do të protestohet tek Parlamenti. Do të ketë dy protesta njëkohësisht në Tiranë me një afat te pacaktuar.
Lexoni edhe
- Dhjetëra e dhjetëra mijëra protestues para Kryministrisë dhe në bulevard kundër Ramës
- Reuters, Euronews dhe mediat më kryesore botërore transmetojnë live protestën e opozitës
- Flamur Noka: Rama ik dorëzohu, do vazhdojmë protestën
- Protestuesit rrethojnë edhe Parlamentin
- 5 grupimet që do rrëzojnë Ramën nga kryeministër
- Kohëzgjatjen e protestës e vendosin qytetarët
- Dera e blinduar e Kryeministrisë (FOTO)
- Blinda, snajper dhe polici, Rama rikthen gardhin si në kohën e Nanos para Kryeministrisë
- Qytetarët rrethojnë Kryeministrinë
- “Europë vëmendje, nënat qajnë për fëmijët”, apeli i veçantë i një protestuesi