Protesta e opozitës, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 11 përpara kryeministrisë, ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.

Berat-Nisja e autobusëve me protestues u bë përpara selisë së PD të Beratit rreth orës 07:00. Protestuesve te PD-së i’u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së.

Korçë-Janë nisur drejt Tiranës 1400 qytetarë. Protestuesit janë me autobusë, por edhe me mjete personale.

Fier-Kreu i PD Luan Baçi denoncon përsëri presionin e policisë. Ai shprehet se vetëm mëngjesin e sotëm janë marrë ne tel nga policia një numër i lartë protestuesish duke ju thënë që duhet të paraqiten ne orën 8.00 në polici.

Lezhë-Nisja e protestuesve nga Lezha është bërë në mënyrë të organizuar me autobuz dhe me mjete privatë të organizuar nga dega e PD në Lezhë.

Elbasan-Deri në orën 8 janë nisur 5 autobusë. Po kështu demokratët po nisen nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.

SHKARKO APP