Gjata: Meta mban qëndrim prej Presidenti, nuk i shërben askujt

Sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News 24 ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta që është gati të lërë mandatin e tij për zgjidhjen e krizës në vend. Gjata tha se Meta nga përvoja e mbledhur, di të mbajë qëndrim prej Presidenti dhe jo të një politikani në shërbim të dikujt.

“Duke futur edhe përvojën e madhe,  ka ditur të mbajë një qëndrim prej Presidenti, jo si një politikani për t’i shërbyer dikujt. Në këtë kuadër, do e cilësoja citimin e tij  edhe sot jam gati për çdo lloj forme të sakrifikoj çdo mandat, vetëm po të arrihet një zgjidhje. Kjo tregon se zoti Meta ka shumë informacione. Jemi në kushtet ku ka rënë kushtetuta, se zoti na rujtë. Kemi një kryeministër shumë të fuqishëm, me kompetenca të jashtëzakoshme se nuk ka kush e kontrollon. Kemi një president që po mundohet të çekojë diçka, por unë po shoh shenjat.”-u shpreh ai.

Gjata, u ndal edhe te protesta e paralajmëruar nesër nga opozita. Ai u shpreh se parlamenti ka rënë.

“Nesër, kemi një protestë. Imagjino sa e vështirë është që të vijnë njerëzit në 9 të mëngjesit. Mbi të gjitha është simbolika e rrethimit të parlamenti se praktikisht ky parlament ka rënë.”-tha ai.

SHKARKO APP