Grabitja, Rama thyen heshtjen: Prishim kontratën me koncensionarin, marrin aeroportin
Pas deklaratave të kreut të shtetit Ilir Meta se ngjarja e djeshme ku u grabitën në mes të aeroportit 10 milionë është e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s, ka ardhur reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama.
Pasi qeveria deklaroi futjen e ushtrisë në garantimin e sigurisë në perimetrin e aeroportit, Rama paralajmëron prishjen e kontratës me firmën koncensionare dhe marrjen nën kontroll nga ana e shtetit të aeroportit “Nënë Tereza”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme
Kryeministri Rama në Twitter:
Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi njësoj si në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.