FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD-ja protestë, PS drejt miratimit të buxhetit

Para Kuvendit, një numër qytetarësh demokratë janë mbledhur për të protestuar kundër projektbuxhetit të vitit 2025, që pritet të miratohet sonte në Kuvend. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e cila kundërshton me forcë projektbuxhetin e qeverisë për menaxhimin e financave publike vitin e ardhshëm. Protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë Kuvendit. Organizatorët e protestës kanë ngritur një podium, ku do të mbahen fjalime nga drejtues të opozitës, ndërsa një ekran i madh do të shfaqë zhvillimet që po ndodhin brenda Kuvendit, ku pritet të diskutohet dhe votohet buxheti i vitit 2025.

Protesta e opozitës para Kuvendit ka nisur me një akt fisnik.

Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?