Policia sulmon me gaz kreun e PD, ndërpritet deklarata për gazetarët

Vijon situata kaotike para godinës së parlamentit. Gazit të policisë së Shtetit nuk i shpëton as kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Do të fitojmë. Rama do të largohet. Se sa do të qëndrojmë e vendosin njerëzit. I vetmi kompromis që nuk bëhet është largimi i Ramës”, u shpreh kreu i PD-së, por fjala e tij u ndërpre për shkak të një sulmi tjetër me gaz lotsjellës.

Por pas pak çastesh kreu i opozitës Basha është rikthyer sërish në krye të turmës që po afrohet sërish te Parlamenti.

SHKARKO APP