Protestuesit i bëjnë shu**ën Kryeministrisë

Protesta e opozitës së bashkuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama po vazhdon.

Ndërsa në rrjet po qarkullojnë disa pamje, ku shikohet një prej protestuesve që urinon në muret e godinës së kryeministrisë.

Mesa duket protestuesi ka vendosur të ngjisë shkallët e kryeministrisë dhe të urinojë godinën ku Edi Rama ka zyrën. Pamjet e tij janë bërë virale.

Ndërsa shumë protestues janë revoltuar duke çarë kordonin e policisë dhe gardhet metalike. Ata kanë shkuar drejt godinës së kryeministrisë, duke shtyrë me forcë policët të cilët janë të pakët në krahasim me numrin e protestuesve.

Ndërkohë policët kanë vendosur maskat kundra gaz pasi pritet të hedhin gaz lotsjellës përballë protestuesve të revoltuar.

YouTube player

SHKARKO APP