112-vjeçarja nga Kuçova me shëndet të mirë vazhdon të punojë, por e çregjistrojnë nga gjendja civile

Një grua 112-vjeçe që jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës fatmirësisht është ende e fortë dhe aktive. Qamile Marra ka lindur në 19 Gusht 1909 dhe jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë. Gjatë një interviste për News24, nënë Qamilja tregon se gëzon shëndet të mirë vazhdon të bëjë vetë punët e shtëpisë dhe kujdeset për kopshtin e gjënë e gjallë. Ajo pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Ndërkohë në lidhje me pandeminë e Covid-19, ajo shprehet se nuk ka frikë nga koronavirusi.
Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë.
Djali i saj Hyseni tregon se edhe pse nëna e tij edhe pse gëzon shëndet të mirë, çuditërisht prej disa vitesh është çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile dhe kjo ka ndodhur pa i njoftuar fare familjarët.