
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është zgjedhur zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko. Holta Zaçaj në fund të vitit të kaluar mbylli mandatin si anëtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në të shkuarën ka qenë pedagoge, avokat dhe drejtuese e departamentit Ligjor në një bankë.