12 persona nxirren të gjallë nga spitali i shkrumbuar i Tetovës. Janë në gjendje të qëndrueshme
Aktualitet Bota E Enjte, 9 Shtator 2021 09:48
12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular në Tetovë dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione te ndryshme shëndetësore, përfshi edhe Qendrën Klinike në Shkup.
Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera.
Ndërkohë numri i viktimave zyrtarisht mbetet 14 kurse organet hetimore menjëherë janë vendosur në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.