Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Aktualitet E martë, 24 Dhjetor 2024 21:02
Papa Françesku nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Papa Françesku ka hapur Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke nisur zyrtarisht Jubileun që do të zgjasë deri më 6 janar 2026. Papa qëndroi për disa sekonda në heshtje para Portës dhe e preku atë lehtë, duke shënuar fillimin e këtij akti simbolik. Porta u hap nga dy ndihmës brenda Bazilikës, ndërsa kambanat e Vatikanit nisën të bien në shenjë feste. Brenda Bazilikës ndodheshin rreth 6 mijë persona, ndërsa jashtë saj ishin mbledhur mbi 25 mijë besimtarë.

Pas hapjes së Portës së Shenjtë, Papa Françesku u drejtua te altari i rrëfimit të Shën Pjetrit për të kremtuar meshën e vigjiljes së Krishtlindjes. Në homelinë e tij, Papa theksoi rëndësinë e shpresës. “Vëllezër dhe motra, me hapjen e Portës së Shenjtë kemi nisur një Jubile të ri: secili prej nesh mund të hyjë në misterin e këtij lajmi të hirit”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai e cilësoi natën e Krishtlindjes si momentin kur “porta e shpresës është hapur për botën”, duke i ftuar të gjithë të rigjejnë shpresën e humbur. Papa Françesku nënvizoi se është thelbësore të mbillet shpresa në “desolimet e kohës sonë”, duke iu referuar situatave të rënda si luftërat, vrasjet e fëmijëve dhe bombardimet mbi shkolla dhe spitale, përfshirë ato në Gaza.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ne, dishepujt e Zotit, jemi të thirrur të gjejmë në të shpresën tonë më të madhe dhe ta sjellim atë si pelegrinë drite në errësirën e botës”,-tha Papa. Ai bëri thirrje për një përkushtim konkret të besimtarëve në transformimin e botës, në mënyrë që ky të bëhet një kohë e vërtetë jubilare.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 3 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh

“Le të jetë një kohë hiri për Nënën Tokë, të dëmtuar nga logjika e fitimit; për vendet e varfra, të ngarkuara me borxhe të padrejta; për të burgosurit e skllavërive të vjetra dhe të reja”,-theksoi ai. Papa Françesku shtoi se Jubileu duhet të sjellë shpresë për ata që ndihen të lënduar, të tradhtuar apo të dështuar në jetë.

Ai veçoi vuajtjet e të burgosurve, jetën e vështirë të të varfërve dhe plagët e shkaktuara nga luftërat dhe dhuna, duke bërë thirrje për një përkushtim të gjithanshëm për t’u sjellë atyre shpresë. “Le të hyjmë në këtë Vit të Shenjtë me një angazhim të ri për të rindërtuar jetët e shkatërruara dhe për të ndriçuar errësirën e botës sonë”,-përfundoi Papa.

Etiketat e lidhura

Papa Françesku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.