Fatos Lubonja: Këta të ambasadës amerikane pse nuk reaguan për 40 mln eurot e qeverisë?

Publicisti Fatos Lubonja ka reaguar për deklaratës së Ambasadës së SHBA, e cila fliste sot vetëm për dhunë të protestuesve dhe nuk dënonte aktet e dhunës nga Policia e Shtetit. Në një intervistë dhënë për “News 24”, Lubonja shprehet: “Keta te ambasades se SHBA duhet te na respektojne dhe mos na tallin me keto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkelja e ligjit i ben qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhune pse nuk reagojne keta amerikanet e ambasades. U vodhen 40 mln euro tek unaza, pse heshti ambasada edhe pse aty kishin manipuluar firma amerikanesh. Pse nuk reagon ambasada per arta markun qe ska arrestuar asnje per kete skandal. Mos na merziten keta te ambasades amerikane per parrullat ne shtepine e borchardit por per korrupsionin tek unaza fjala vjen. Jane totalisht te njeanshem. Dhuna e opozites dhe e popullit eshte per vetembrojtje”.

Ambasada e SHBA reagon para protestës së opozitës

SHKARKO APP