Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Salianji letër nga qelia për zarfin më me vlerë të 30 viteve: PD të ruajë votën e diasporës

Politikë E shtunë, 28 Dhjetor 2024 12:31
Salianji letër nga qelia për zarfin më me vlerë të 30 viteve: PD të ruajë votën e diasporës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ervin Salianji i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, reagimet i bën përmes letrave. Ai shkruan se vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në garën elektorale të 11 majit. Për të është detyrë e opozitës të insistojë në garancitë e procesit, duke vlerësuar njëkohësisht lançimin e një portali të PD-së ku nxit në identifikimin e votuesve të diasporës.

Letra e plotë nga Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së që po vuan dënimin në burgun e Fierit

930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkëatdhetarët i kanë derguar për të afermit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo. Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që ben diferencen, por sidomos efiçensa me të cilen ato hyjnë në ekonomi, e ben këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më te rendesishme per vendin. Sepse ato para shkojnē direkt tek njerëzit, pa ndermjetës, pa zyrtarë që fusin duart. Janë para qē luftojnē drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijē burrave e grave që megjithë veshtirësitë e sfidat që kanē atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prinderit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të aferm në hall, në ditë të veshtirë. Eshte pra pak më shumē se 10 perqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shperndahet në menyrë të atillë që korigjon harresat, arrogancen e mungesen e vemendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni. Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisē, do të votojë. Me shumë vonesë ligjvënësi, beri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnje dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po, në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

***

Janë mbi 1 milionē votues që jetojnë jashtë e mund të behen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Njē shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që perkon me atë që kryeministri aktual, e valeviste si trofe në vitin 2013, duke i cilesuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmeruar keshtu dhunen që do të ishte stili i tij qeverisës. Vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokukent ID tē shtetit shqiptar dhe njē adresë ku ai jeton, çdo bashkëatdhetar behet pjesë dhe ushtron të drejten e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojē shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatē e rilindjes. Eshtë e qartē se mē i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen. Ai e di koston e madhe që ka krijuar me qeverisjen e tij në 3 mandate, dhe kerkon të eksplorojë terrene të reja.

“Nemo profeta in patria”, kanë thënë latinët. Nuk e njohin si profet këtu. I kanë dalë gjithë lekuret. Dhe shpresen e ka se do ta ripaketojē veten për të mashtruar ata qē kanë një distancë, duke deshiruar që tē mos kenë një panoramë tē plotē të korrupsionit e lidhjeve tē tij me krimin. Unë besoj se do të deshtojë. Vota e emigratëve do tē sjellë ndryshimin, për shkak se është e lirë nga kthetrat e qeverisë, nuk e kap dot në listat e ndihmes ekonomike, në borderonë e administratës, në rrjetin e trafikut të interesave, në getot e të fortëve.

***

Ti që ngrihesh çdo mengjes ende pa zbardhur, që punon pa ndalim, e kthehesh në shtëpi pa e parë diellin, ti që nuk ke fundjavë se puna me orë tē gjata nē fabrikē, kantier ndertimi apo sherbim ta do që të pushosh, ti që nuk të del koha për kafe, raki, për llafe, ti që robtohesh në Europë, Amerikë e kudo në perendim për tē siguruar atë jetesë e shkollim për femijet, ti që në fund të muajit pasi ke paguar me paratē e kesaj sakrifice faturat e renda, megjjthatë ndan diçka për babain, nenen, vellain a motren, ose një kushëri që është në pamundesi nē Shqipëri, ti ke në dorë kesaj radhe të besh dergesën më të vyer.

Dergesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jeten tende atje. Sepse nëse ndalet e keqja dhe vjen njē qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientêt, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të permirësojë dhe ditën tende. Eshte pikerisht qeverisja e keqe qê të ben ty të jesh i shqetêsuar për te afermin tend. Që të ben të kursesh, të punosh më shumë per të sjellë para këtu. Të privon nga një kenaqësi, sepse ke dikë që po vuan e nuk mbyll dot muajin në Shqipëri.

Eshte krejt e qartë, se me voten për ndryshimin këtu, ke ndryshuar jo pak dhe jetën tende kudo ku ndodhesh, në Itali, Greqi, Gjermani, Angli. Ndaj i dashur emigrant, mos e humb këtē rast. Nidhmo familjen, po sidomos ndihmo vendin tend të dalë nga kriza, të shpetojë nga gremina e njē sundimi që nuk ka asgjë për të dhene më, përveçse të përsërisë veten në një version edhe më të zi.

Etiketat e lidhura

ervin salianji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 3 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 18 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 25 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 26 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.