PD dënon kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE: Sulm i inskenuar nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një komunikim për mediat ka dënuar  deklaratën e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme sipas së cilave Partia Demokratike ka furnizuar me bomba molotov protestuesit në protestën e 11 majit. Bardhi tha se kjo deklaratë nuk ka asnjë qëllim përveçse të dezinformojë për qëllimin e protestave të opozitës. Po kështu Partia Demokratike ka dënuar kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së pranë banesës së tij, duke i kërkuar Prokurorisë të gjejë autorët.

Bardhi tha se edhe ky akt është një sulm i inskenuar nga qeveria për të kundërvënë partnerët me Partinë Demokratike.

 

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Ministërisë së Brendshme që nxit dhunë dhe që nuk i shërben stabilitetin në vend dhe dezinformon në vazhdimësi për qëllimin e protestës së opozitës, Dhuna nuk do të jetë kurrë qëllimi dhe mjeti i Partisë Demokratike. Deklarata e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka shpërndarë bomba molotov është një sajesë e neveritshme që kërkon të destabilizojë qytetarët. I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protesta paqësore. PD është parti e vlerave europiane. PD dënon sulmin e qeverisë për të na kundërvënë ndaj partnerëve tanë si në rastin e kërcënimit ndaj ambasadorit të OSBE.  Ne i kërkojmë Prokurorisë të zbulojë kush janë autorët dhe ti vejë ata përballë përgjegjësisë. Edi Rama është orkestruesi i vetëm dhe i vërtetë i dhunës ndaj qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për të vënë në zbatim votën e lirë si në Amerikë, Angli dhe kudo. Në e kemi dënuar dhunën, që në protestën e 11 majit. Kryetrari Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve të mos përfshihen në akte dhune. Beteja jone është për demokraci”,- tha ndër të tjera Gazmend Bardhi.

SHKARKO APP