Përgjimet e Bild/ Prokuroria “zbaton urdhrin e Manjës”, nis hetimet për nxjerrje të sekretit

Pak orë pas publikimit të gjashtë përgjimeve të gazetës prestigjioze gjermane “Bild” mes kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt, kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të PS, vihet në lëvizje edhe Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr. 339.

Prokuroria thotë se do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.

Pak minuta me pare kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në një deklaratë të paprecedentë akuzoi gazetën “Bild” për prishje të hetimeve të dosjes së Durrësit.

Ai u shpreh se mediat po ndikojnë në destabilizimin e vendit. Manja i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë rrjedhjen e informacionit dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

Kjo deklaratë do të thotë që Partia Socialiste të nisë procedura hetimore për gazetën më të madhe në Gjermani dhe një nga më të mëdhatë në Europë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP