FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti Baçi: Lirimi i Berishës, oksigjen për frymën e opozitarizmit

Deputeti i  PD-së Luan Baçi mendon se arresti shtëpiak i Sali Berishës ka qenë shumë i dëmshëm për gjithë opozitarizmin në përgjithësi. Prandaj lirimin ai e konsideron si një frymëmarrje të madhe për të gjithë mbështetësit e PD.

”Dalja nga arresti shtëpiak është frymëmarrje shumë e madhe. Unë do ta quaja një oksigjen që i jepet frymës së opozitarizmit. Është një frymëmarrje shumë e fuqishme, është një motivim që marrin të gjithë demokratët dhe mbështetësit e PD”, tha Baçi. Po ashtu Baçi theksoi se lirimi i Berishës ka aktivizuar edhe anëtarët e PD-së që kanë pasivë gjatë muajve që ai qëndroi në arrest shtëpie.

”Personalisht unë dhe kolegë kanë marrë me dhjetëra qindra mesazhe urimi nga njerëz ndoshta anëtarë të PD, disa drejtues të strukturave të ulëta të seksioneve që kanë qenë shumë pasivë menjëherë u zgjuan si i thonë fjalës dhe u aktivizuan duke qenë të gatshëm për të marrë pjesë në jetën aktive të PD dhe opozitës”, tha Baçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?