Policia u bllokon flamujt, PD: Frika nga protesta çon Edi Ramën në absurd
Policia e Shtetit, e vënë në alarm nga përdorimi i mjeteve piroteknike në protestat e mëparshme të opozitës, ka rritur vigjilencën këtë të shtunë duke kryer kontrolle të imtësishme.
Por kontrollet nuk po kursejnë as bazën materiale që opozitës i duhet për protestë.
Në Tiranë, efektivët e policisë bllokuan kamionçinën e të rinjve të Forumit Demokrat që po transportonte pankartat, tullumbacet, flamuj e vuvuzela.
Per kete ngjarje ka ardhur dhe reagimi i Partise Demokratike.
“Pak minuta më parë, policia ka kryer në veprim të pandodhur kurrë më parë. Ka rrestuar flamujt, pankartat dhe vuvuzelat e pretestës. Veprimi plotësisht i paligjshëm i efektivave të Komisariatit 2 të kryeqytetit, është kundërshtuar nga organizatorët e protestës, që janë gjendur pranë kryesisë së Kuvendit, ku ka ndodhur bllokimi i automjetit me dekorin e protestës. Pavarësisht paligjshmërisë, policvia, që vepron prej kohësh sipas urdhrave politikë, nuk i ëhstë bindur ligjit, pork a bllokuar automjetin për atë që e ka cilësuar si kontroll të pankartave, flamujve dhe vuvuzelave që gjendeshin në të. Akti i paligjshëm është një nga veprimet provokuese të rradhës së policisë politike që, në shërbim të një pushteti kriminal, ka arritur në kufijtë e qeshrakes me arrestimin e flamujve shqiptarë, amerikanë, gjermanë, europianë apo edhe të pankartave që demaskojnë në anglisht dhe në gjermanisht vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama përmes bandave dhe krimit të organizuar”, deklaron PD.