Rama reagon për dekretin e Presidentit: Unë do bëj zgjedhje vetëm dhe pa datë

Çdekretimi i 30 qershorit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta, nuk është pritur aspak mirë nga kryeministri Edi Rama.

Pavarësisht se kreu i shtetit vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet kryeministri Edi Rama është i vendosur se procesi do të kryhet më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi irefomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit. Kjo që sapo ndodhi, është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme, duke u përpjekur të krijojnë një paqartësi, një sekëlldi, për të shkuar drejt realizimit të këtij plani, për të shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh Rama nga Berati.

Ai shtoi më tej në fjalën e tij se: “Ata janë një tufë të mbaruarish që e kanë nxjerrë Shqipërinë rrugëve të botës duke e ushqyer me baltë Shqipërinë për të gjithë ata që duan të bëjnë sensasione. Ata e duan Shqipërinë pa drejtësi dhe që mbështetet fuqimisht nga partnerët tanë amerikanë dhe evropianë.

E kanë parë se çfarë kanë ndodhur në vendet e tjera për negociatat. Hapen dyert për negociatat dhe hapen edhe dyert e burgjeve që i shohin edhe në ëndërr. Ata sot duhet të ishin duke pritur të mbaronin dënimet.

Flasin për përgjime? Lulzim Basha që është nën hetim nga drejtësia amerikane dhe shqiptare. Apo Lulzim Basha bashkë me të atin e tij, plakun e marrë që i ka mbledhur që nga Lulzim Basha e Ilir Meta e me radhë si kokrrat e tespieve dhe i tund. Mbajani mend, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe ato tespijet e plakut do shpërbehen”.

Vijon…

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/426318054873778/

SHKARKO APP