“Kjo është tallje me shtetin. Kosova është me Ramushin”

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i ka bërë kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ka thënë se kjo ftesë është tallje me shtetin.

“Ftesa për Ramushin nga Gj.Speciale është tallje me shtetin!  Sa herë duhet me dëshmu Ramushi se është i pafajshëm dhe lufta UÇK- së ka qen e drejtë!?  Kjo është shantazh ndaj shtetit”, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se personat që e kanë votuar Specialen tani duhet të binden se kanë luajtur lojën e djallit. “Ju që keni votuar Gjykatën Speciale a po bindeni se keni lujtur lojën e djallit? Mbaju Ramush, Kosova është me ju edhe në këtë rast”, është shprehur ai.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP