Tensione në Shkodër, sulmohet Tom Doshi

Deputeti Tom Doshi është sulmuar nga mbështetësit e opozitës në Shkodër jashtë ambienteve të bibliotekës në Shkodër, pas përfundimit të mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak.

Në një moment, një nga protestuesi hedh edhe një shishe me ujë ndaj deputetit Tom Doshi. Ndërkohë kanë qenë truprojat e deputetit që kanë bërë të mundur që të ndalojnë protestuesit t’i afrohen deputetit.

“Sot mora pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak si aleat i PS”- ka thënë Doshi, duke shtuar se ata që nuk morën pjesë në zgjedhje nuk kanë të drejtë të protestojnë.

VIDEO/Momenti kur sulmohet Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për tensionet në Shkodër dhe marrjen e Këshillit Bashkiak nga Partia Socialiste.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se beteja e qytetarëve do të vazhdojë deri në nxjerrjen nga zyra të hajdutëve të kryeministrit Edi Rama.

“Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit.

Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”,- shkruan Basha në Facebook.

Qytetarët e Shkodrës kanë protestuar sot kundër marrjes së bashkisë nga PS me votimet një partiake të 30 qershorit. Këshilltarët e PS u mblodhën për të konstituar këshillin, ndërsa jashtë godinës ka pasur përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Pavarësisht protestave, kryetare e këtij këshilli është zgjedhur Brisela Kadia me 42 vota pro, ndërsa dy prej tyre janë shpallur të pavlefshme. Po ashtu në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e tjerë. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

SHKARKO APP