Presidenti Meta, tifozi special i ndeshjes Kosovë-Çeki: Shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot tifozi special i kombëtares së futbolli të Kosovës, në ndeshjen Kosovë-Çeki.

Kreu i shtetit ka ndjekur ndeshjen dhe ka bërë tifo për ekipin e Kosovës nga shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Teksa uron skuadrën e Kosovës për fitoren e merituar 2-1, Presidenti jep dhe një mesazh për rëndësinë që ka loja në ekip.

Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore! Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”,- shkruan kreu i shtetit.

Prania e presidentit të Shqipërisë në stadium është pritur me ovacione nga tifozët e shumë të Kosovës. Pas shënimit të golit të dytë të ekipit kosovar, komentatori i ndeshjes tha se: “Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është fatsjellës për dardanët sot”.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP