Negociatat/ Kryeministri holandez: Shqipëria ka probleme me ndarjen e pushteteve

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili deklaroi prerë se Shqipëria nuk është ende gati për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, se ka ende shumë punë për të bërë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri holandez, Mark Rutte ka ngritur një shqetësim tjetër që prek vendin tonë: ndarjen e pushteteve. 

Diskutimet mbi zgjerimin e BE-së janë “shtyrë” për në takimin e radhës të Këshillit Evropian, u tha gazetarëve kryeministri holandez. Ai tha se udhëheqësit e BE-së kishin diskutuar gjatë për reformat në procesin e anëtarësimit, konkretisht për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve, “çështje që shqetësojnë më shumë Shqipërinë” për të nisur rrugën e fillimit të bisedimeve.

Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”- tha mes tjerash, kryeministri i Holandës.

SHKARKO APP