Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 07:21 Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK! Nga Erion Braçe- TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NUK KA QENE KURRE 6%! Nga 1 JANARI 2027 do jete 6%, 14…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Benet Beci: Vota për PS vazhdim i transformimit të Shkodrës

Politikë E shtunë, 12 Prill 2025 20:05
Benet Beci: Vota për PS vazhdim i transformimit të Shkodrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë një postim në Facebook, një ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore. Ai përmendi disa nga ndryshimet qe janë bërë dhe po bëhen në Shkodër.

“Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit.  Pasaporta evropiane është misioni i kësaj fushate, me Edi Rama  dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Qarku i Shkodrës është një truall i bekuar me pasuri natyrore dhe me njerëz të jashtëzakonshëm: nga bregdeti i Velipojës në pyjet e Pukës e Fushë Arrëzit, nga fshatrat buzë Bunës në majat më të larta të Alpeve, nga liqeni i Shkodrës e Malësia e Madhe në malet e Dukagjinit, nga prodhimet bujqësore të NënShkodrës tek energjia e pastër që prodhohet në luginën e Drinit, në Vaun e Dejës e Koman.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qyteti i Shkodrës, gur themeli në ndërgjegjen kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve, është fizikisht dhe simbolikisht porta hyrëse e Evropës në Shqipëri.

Kemi një program shumë të qartë dhe konkret. Shkodra 2030 në BE është një Shkodër e lidhur në më pak se një orë me aeroportin, Tiranën dhe portin e Durrësit përmes autostradës Adriatiko-Joniane. Hekurudha Vorë–Shkodër–Han i Hotit do të lidhë pasagjerë, turistë dhe mallra me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë marrë vendimin historik për ndërtimin e Hekurudhës së Kombit, ku segmenti i ri Shkodër–Gjakovë do të përshkohet për vetëm 1 orë e 7 minuta, duke e shndërruar Shkodrën në një nyje strategjike infrastrukturore, logjistike dhe ekonomike – territor shumë tërheqës për prodhim dhe eksport.

Gjatë 20 muajve të fundit në drejtimin e Bashkisë Shkodër kemi nisur një proces transformimi të thellë urban dhe rajonal.

Po përfundon rruga Shëngjin–Velipojë, punohet intensivisht në rrugën e Dukagjinit, në rrugën Shirokë–Zogaj–kufi me Malin e Zi dhe në rrugën e Komanit.

Janë asfaltuar mjaft segmente rrugësh rurale dhe janë pastruar dhjetëra kilometra kanalesh ujitëse e kulluese që kishin dekada të tëra pa u prekur me dorë.

Në qytet kemi investuar në mbi 70 pallate për eficiencë energjitike, ndriçim publik, sinjalistikë rrugore dhe riasfaltim të pothuaj të gjitha bulevardeve.

Ëshë rindërtuar tregu i Rusit, ndërtuar tri mole lundrimi dhe po pastrohet liqeni.

Po punohet për Zdralen si një tjetër pol biznesi e turizmi, për  zgjerimin e rrugës hyrëse dhe ndërtimin e urës së dytë të  Bahçallëkut.

Është pastruar zona në hyrje të qytetit, ku ka nisur edhe ndërtimi i një hapësire publike prej 19 hektarësh, një nga zonat më të mëdha e të bukura në vend që do të rivendosë lidhjen organike të  qytetit me ujin që e rrethon.

Po punojmë gjithashtu për ndërtimin e rrjetit të plotë të korsive të biçikletave, rindërtimin e katër shkollave, terreneve sportive, teatrin “Migjeni” dhe së fundmi – kinemanë “Republika”. Po ndërtojmë Muzeun e Lundrimit dhe së shpejti edhe Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.

Po përmirësojmë sistemin e kanalizimeve dhe furnizimit me ujë. Së shpejti nis ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza që do t’i japë fund ndotjes së lumit Buna.

Këto nuk janë vetëm premtime, janë realitet e plane pune.

Projekte konkrete që po zbatohen falë daljes së Shkodrës nga kthetrat e konfliktit politik dhe kthimit të saj te puna. Të mbështetur plotësisht nga qeveria shqiptare po zbatohen dhjetëra projekte dhe për të tjera janë siguruar financime për katër vitet në vijim.

Shumë prej projekteve po realizohen me fonde falas  të Bashkimit Evropian dhe kredi të buta nga Bankat  Evropiane Zhvillimore, çka tregon se Evropa është tashmë e pranishme në Shkodër dhe mbështetja e saj do të shumëfishohet me anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030.

Ne besojmë se do të kemi mbështetjen tuaj për ta vazhduar këtë transformim në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër.

Lista jonë për deputetë përfaqëson mozaikun e larmishëm të qarkut tonë: shumica janë kandidatë të rinj, profesionistë në fusha të ndryshme, me përvoja të suksesshme në sektorin privat dhe administratën publike.

Të gjithë janë bij dhe bija të këtij vendi, që jetojnë këtu, rrisin fëmijët e tyre këtu dhe ndajnë çdo ditë jetën me ju. Ata janë përfaqësimi real që Shkodra meriton në Kuvendin e Shqipërisë.

Me Edin dhe Partinë Socialiste kemi një fitore të sigurt në rang kombëtar. Me besimin e mbështetjen tuaj do ta bëjmë këtë fitore edhe të Shkodrës. Hapi ynë tjetër është Shkodra 2030, në familjen evropiane, në BE,  për të vazhduar së bashku rrugën e zhvillimit, integrimit dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Benet Beci.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 14 PIKE PERQINDJE ME PAK!
Para 1 ore

Erion Braçe: TATIMI I USHQIMIT-USHQIMEVE, TE FRESKETA E TE FABRIKUARA, NGA 1 JANARI 2027 DO JETE 6%, 1...

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën
Para 9 orësh

Genoa turpëron Juventusin, Napoli mund me lehtësi Monzën

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit
Para 10 orësh

Kalaja thirrje Veliajt: Organizo revoltë kundër Ramës në burgun e Fierit

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Balluku dhe Hyseni
Para 10 orësh

Kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë? Lëvizja e dy kongresmenëve amerikanë, Bardhi: Në fokus janë Ba...

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 13 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 14 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 12 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 12 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.