“Situata dramatike”, Presidenti takim me Këshillin e Ambasadorëve

Presidentit Ilir Meta u ka dërguar sot një ftesë zyrtare krerëve të partive opozitare për t’u takuar lidhur me situatën politike në vend. Po ashtu, kreu i shtetit pritet të thërrasë në takim gjithë ish-presidentët e Shqipërisë. Një tjetër tryezë e thirrur nga kreu i shtetit është ajo me ish-ministrat e Drejtësisë, me të cilët do të diskutojë për situatën e paprecedentë në Gjykatën Kushtetuese.

Burime nga presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit ka planifikuar një tryezë edhe me diplomatët dhe ish-ministrat e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet me organizatën që ku bëjnë pjesë diplomatët e karrierës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Mësohet se takimi do të zhvillohet javën e ardhshme dhe do të ketë si temë kryesore, informimin për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP