Presidenca: Kallëzimi penal për Dvoranin dorëzohet sot 3 prokurori
Presidenca informon se kallëzimi penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani do të dorëzohet sot.
Në një njoftim për mediat, Presidenca bënë me dije se padia do dërgohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.
“Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për Kryetarin e KED, z.Ardian Dvorani do depozitohet sot në: Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.
Padia u dorëzua në orën 14:30. Dvorani u akuzua nga Kryetari i Shtetit për veprime mafioze në shkelje të ligjit për të uzurpuar gjykatën kushtetuese. Nëse gjendet fajtor Dvorani rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.
Një tjetër padi është bërë sot nga kreut të KED edhe nga Avokati i Popullit, në Gjykatën Administrative.
Lexoni edhe…