Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.1 lekë dhe shitet me 90.9 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE ndaloi mandarinat shqiptare si të rrezikshme? Ministria e Bujqësisë tregon të vërtetën

Aktualitet E mërkurë, 18 Dhjetor 2024 21:35
BE ndaloi mandarinat shqiptare si të rrezikshme? Ministria e Bujqësisë tregon të vërtetën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një sasi mandarinash me origjinë nga Shqipëria që synonte tregun europian, janë të ndaluara nga vendet e BE, kjo për shkak të një niveli të lartë mbetjesh pesticide. Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila duke e cilësuar lajmin si të vërtetë, shkruan se ka nisur marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të kthyera mbrapsht. Bëhet fjalë për tre raste ngarkesash me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhe në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës, ndërkohë tjetra ende nuk ka mbërritur. Një ngarkesë me mandarina u asgjësua, një është bllokuar.

Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht. Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 1 ore
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 9 orësh

Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize. Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese.

Etiketat e lidhura

mandarinat shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 9 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 8 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 10 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 12 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.