Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 07:21 Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Catherine, kanë mbërritur në Indi për një vizitë treditore, e cila do të kulmojë me një takim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

26 vjetori i masakrës së Srebrenicës, u vranë mbi 8 mijë burra e djem myslimanë

Bota E diel, 11 Korrik 2021 09:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përkujtohet sot 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës në Bosnjë Hercegovinë. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm i serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt. Mlladiç u përpoq t’i qetësonte, duke u thënë se nuk kishin pse të kishin frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt.

Mund t'ju interesojë

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën

Para 1 ore
Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime

Para 1 ore
Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit

Para 1 ore

Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave. Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.

Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive. Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore në Potoçari. Në seancën e 7 korrikut (2021), deputetët e Kuvendit të Kosovës me 89 vota kanë miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Këtë rezolutë e mbështetën të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e cila u largua nga salla në momentin që u inicua kjo rezolutë. /A2cnn/

Etiketat e lidhura

Srebrenicë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën
Para 1 ore

Vizita Mbretërore në Indi: Takim me Modin dhe angazhime për klimën

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar
Para 1 ore

Arkivat Osmane Zbulojnë: Stambolli Dënoi me Vdekje Ismail Qemalin për Projektin e Shtetit Shqiptar

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime
Para 1 ore

Liderët e tri fuqive botërore takohen në Kinë, Ukraina ngre shqetësime

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit
Para 1 ore

Papa Leo mbyll turneun sfidues në Amerikën Latine pas operacionit

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 21 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 12 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 9 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.